Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Kosovës, Phoenix - Ballkani

Është shtyrë ndeshja në kuadër të Kupës së Kosovës mes Phoenixit dhe Ballkanit.

Kështu ka bërë të ditur kampioni në fuqi Ballkani, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej më 17 nëntor, por tani, siç bën të ditur klubi suharekas, ajo do të zhvillohet më 14 nëntor.

Kjo pasi katër futbollistë të Ballkanit janë grumbulluar për Përfaqësuesen e Kosovës për dy miqësoret e muajit nëntor.

Postimi i plotë nga Ballkani:

Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor, është shtyrë për 24 nëntor, pasi kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do të zhvillohen në këtë muaj.

Pra më 24 nëntor, me fillim nga ora 12:00, në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi mysafirë të ekipit Phoenix.