Kartoni i kuq ndaj Osasunës, Lewandowski do t’i mungojë Barçës në tri ndeshje
Robert Lewandowski do të vuajë një suspendim me tri ndeshje nga La Liga.
Ylli polak i skuadrës së Barcelonës, Robert Lewandowski, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Barca e luajti kundër Osasunës.
Lojtari u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe pritej të dënohej me një ndeshje moslojë.
Por, disa sjelljet të Lewas teksa ishte duke lënë fushën, janë drejtuar te delegati i ndeshjes si provokime ndaj gjyqtarit.
Tani, sipas mediave spanjolle, me këto ankesa në ekuacion, Lewandowskit mund t’i shkojë dënimi deri në tri ndeshje.
Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë sezon dhe mungesa e tij do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Xavi Hernandezit.