Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën e COP27 të OKB-së

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.

“Delegacioni i parë nga Republika e Kosovës kryesohet nga ministri Liburn Aliu, deputetja e Parlamentit dhe kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, njofton Zyra për informim e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bëhet e ditur se në mbështetje të delegacionit të parë nga Kosova janë Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP-ja si analist i politikave mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman.