Messi do t’i bashkohet Barçës vetëm nëse Xavi është trajner
Sipas “El Nacional”, kushti i vetëm i yllit të PSG-së Lionel Messit për t’u rikthyer në ish-klubin e tij te Barcelona sezonin e ardhshëm është që Xavi Hernandez të mbetet trajner i klubit.
Raportohet se dy ish-bashkëlojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe Messi do të luajë te Barça vetëm nën drejtimin e Xavit.
Xavi ka pasur një fillim të mirë të sezonit në La Ligë, me skuadrën e tij në krye të tabelës që shkon në pushimin e Kupës së Botës.
Megjithatë, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve e ka vënë atë nën presion.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, do të duhet të mbajë Xavin, pavarësisht se si përfundon sezoni nëse dëshiron ta shohë përsëri Messin në “Camp Nou”. /Zeri.info