LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet esenciale

LDK-ja do ta dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

LDK-ja e kishte kundërshtuar këtë ligj të Qeverisë, ndërsa ka njoftuar se sot do ta dorëzojnë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Zeri.info.

“Sot (e mërkurë), më datën 16 nëntor 2022, në orën 14:30, deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së z. Driton Selmanaj dhe z. Besian Mustafa, dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin nr. 08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Deputetët në fjalë do të flasin para medieve te hyrja e Gjykatës Kushtetuese”, njofton LDK-ja. /Zëri