Moldavia ndjeu pasojat e sulmit me raketa në Ukrainë

Pati një ndërprerje masive të energjisë në të gjithë Moldavinë për shkak se një linjë kryesore e transmetimit që furnizon Moldavinë me energji elektrike u rrëzua në sulmet me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Infrastrukturës së Moldavisë, Andrej Spinu.

Ai theksoi se linjat e transmetimit nuk janë dëmtuar por janë shkëputur automatikisht për arsye sigurie dhe shtoi se kompania që mirëmban rrjetin, po punon për rivendosjen e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Qytetarët e Moldavisë do të informohen për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, tha Spinu. /euronews