Bislimi ironizon me pyetjen “çka pas 21 nëntorit?”: Pas të hënës vjen e marta

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ironizuar me pyetjen e gazetarëve kur është pyetur se çka do të ndodhë pas të hënës së 21 nëntorit.

I pyetur se çka pas të hënës, ditës kur do të hyjë në fuqi masa e gjobitjes për ata që kanë targa ilegale, Bislimi u përgjigj me ironi, duke thënë “vjen e marta pas së hënës”.

“Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën, jemi duke diskutuar”, është shprehur Bislimi. /Zëri