Presidenti polak: Me shumë gjasë, raketa erdhi nga mbrojtja ajrore ukrainase

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se me shumë mundësi raketa e mbrëmshme që ra në Poloni është e ushtrisë ukrainase, transmeton Zeri.info.

Ai thotë se ka "shumë të ngjarë" që raketa që ra në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse.

Rusia ka mohuar se ishte fajtore për shpërthimin në fshatin polak. /Zëri