Arrestohen burrë e grua për braktisjen e fëmijës

Të martën në Fushë-Kosovë janë arrestuar një burrë dhe një grua, nën dyshimin se kanë braktisur një fëmijë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar një mashkull dhe një femër, kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri