Gërvalla: Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për ta çrrënjosur dënimin me vdekje.

Këtë deklaratë kryediplomatja e Kosovës e ka bërë në Berlin, ku është ftuar të marrë pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje.

“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin, me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, ky kongres do të mbahet nga 15 deri më 18 nëntor.