Të dielën fillon Liga e Veteranëve

Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.

Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë Trepça, Golden Eagle Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi.

Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet e tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.

FBK-ja në kuadër të Planit Strategjik2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik. /Zeri.info

Kampionati për Veteranë - Xhiroja 1

E diel

14:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

15:30 Prishtina - Vëllaznimi

17:00 Peja - Bashkimi.