Prizrenasi theret me thikë nga fqinji i tij, dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

Një konflikti verbal ka ndodhur në mes të dy fqinjëve në Prizren, ku më pas njëri prej tyre ka goditur me thikë disa herë 41-vjeçarin.

Policia, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit në Prizren, transmeton Zeri.info.

Për këtë rast është arrestuar dje i dyshuari 51-vjeçar.

“Më 15.11 2022, rreth orës 16:00, pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arritur të arrestohet i dyshuari A.V., 52 vjeç. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thotë Policia. /Zëri