Mounti dhe Chelsea ende s’kanë rënë dakord për kushtet e rinovimit

Chelsea dhe Mason Mount ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha kushtet për të zgjatur kontratën e tij.

Sipas “The Atheltic”, të dyja palët shpresojnë se do të arrijnë një përfundim pas një takimi tjetër në janar.

Presidenti i klubit Todd Boehly dhe bashkëpronari Behdad Eghbali kanë pasur disa takime me përfaqësuesit e Mountit dhe thuhet se ka disa detaje që mbeten për t’u finalizuar.

23-vjeçari aktualisht ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. /Zeri.info