Vetura në Shtërpcë godet veturën e Policisë duke tentuar të ikë
Policia ka bërë të ditur se dje në Shtërpcë një person ka goditur veturën e Policisë me automjetin e tij.
“Njësiti policor ka tentuar të ndalojë një automjet (xhip), pasi i njëjti dyshohej se ishte duke transportuar dru. Drejtuesi i automjetit nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar lëvizjen, duke goditur me automjet veturën zyrtare të Policisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu thuhet se rasti është në procedurë hetimore. /Zëri