Kosova zhvillon sot miqësoren e parë, mundësi e mirë për t’i provuar futbollistët e rinj

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte (e mërkurë) miqësoren e parë të muajit nëntor.

Kosova do të presë Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 18:00.

Selektori francez, Alain Giresse, ka ftuar 22 futbollistë për miqësoret e nëntorit, teksa i ka lënë të lirë lojtarët e rëndësishëm.

Në mesin e 22 futbollistëve të ftuar kryesisht janë të rinj, ku trajneri do të ketë mundësi t’i provojë për ta parë nëse ndonjëri prej tyre mund të bëhet pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses në të ardhmen.

Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore të shtunën, përballë Ishujve Faroe, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info