Michel: Ne qëndrojmë me Poloninë, jam në kontakt me aleatët

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shprehur shqetësimet e tij për vdekjen e dy personave nga sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni.

Michel ka thënë se qëndrojnë me Poloninë dhe se është në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët e tjerë.

“Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkroi Michel në Twitter.