Aguero zbulon se nuk i ka pëlqyer kurrë që Messi të krahasohet me Maradonën

 

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka komentuar krahasimet mes ikonave argjentinase, mes Messi dhe Maradonës, duke thënë se dyshja duhet të vlerësohen thjesht si entitete të veçanta në vend që të vihen vazhdimisht kundër njëri-tjetrit.

Duke folur për “Stake.com”, sulmuesi i pensionuar së fundmi tha: “Nuk më kanë pëlqyer kurrë ato krahasime. Dhe nuk ka të bëjë me atë se kush është më shumë një simbol. Secili zë një vend shumë të rëndësishëm në zemrat e argjentinasve. Më pëlqen më shumë të mendoj se si me fat jemi ne argjentinasit që kemi Diegon dhe Leon, secili në kohën e tij, lojtarët më të mirë në histori”. /Zeri.info