Presidenti i Lituanisë reagon pas sulmit ndaj Polonisë: Të mbrohet territori i NATO-s
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se e ka pranuar me shqetësim sulmin ndaj Polonisë.
Dy raketa ruse raportohet se kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Presidenti i Lituanisë, Nauseda, ka thënë se duhet të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s.
“Lajme shqetësuese nga Polonia sonte për së paku dy shpërthime. Jemi duke mbajtur kontakt të ngushtë me miqtë polakë. Lituania qëndron në solidaritet të fortë me Poloninë. Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet!” – ka shkruar presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda në Twitter.