Hungaria mbledh Këshillin e Mbrojtjes pasi raketat ruse ranë mbi Poloni

Hungaria ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pasi raketat ruse ranë mbi Poloni të martën duke lënë të vdekur dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, përmes një cicërime në Twitter.

“Në përgjigje të ndalimit të transferimit të naftës përmes tubacionit Druzhba dhe raketave që goditën territorin e Polonisë, kryeministri Viktor Orban ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes”, ka shkruar ai.