Dua Lipa do të performojë në Tiranë për Ditën e Flamurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në Shqipëri me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, 27-vjeçarja ka bërë të ditur se do ta mbajë koncertin e fundit në kuadër të turneut ‘Future Nostalgia’ pikërisht në Tiranë.

“Jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se koncerti i fundit i turneut ‘Future Nostalgia’ do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri me 28 nëntor”, ka thënë këngëtarja në anglisht.

“Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, ka vazhduar Dua në shqip.

Videon e ka shpërndarë në profilin e tij edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.