Emërllahu për dy ndeshjet miqësore: Dua hapësirë për t’i treguar vlerat e mia te Kosova

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu ka folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe në Prishtinë.

Emërllahu që është grumbulluar me “Dardanët” për dy ndeshjet e muajit nëntor tha se dëshiron minuta në fushë për t’i treguar vlerat.

“Jemi gjithë lojtarë të rinj në këtë grumbullim. Shpresojmë që të paraqitemi më mirë. Pse jo të ftohemi edhe në grumbullime të tjera. Shpresoj që në këto dy lojë të kam hapësirë për t’i treguar vlera e mia”, tha Emërllahu në konferencë për media.

Kosova përballet me Armeninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” tri ditë më vonë ndeshen edhe me Ishujt Faroe në ndeshjen tjetër kontrolluese dhe të fundit për muajin nëntor.