Prishtina kalon në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, pasi Vëllaznimi u tërhoq nga garat

Prishtina ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, pasi Vëllaznimi ka kërkuar të anulojë ndeshjen.

Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi është larguar nga garat e Kupës së Kosovës, si pasojë e gjendjes së dobët financiare.

Me këtë rast, Prishtina shkon automatikisht në fazën tjetër, me një ngjarje të hidhur për futbollin vendor.

Në njoftimin për anulimin e ndeshjes, Prishtina ka uruar që Vëllaznimi t’i kalojë sa më shpejtë këto sfida.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e FC Prishtina. 

ë ë ë ë/ë ë ë ë ë, ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë 

Sfida Vëllaznimi – Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar. 

Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.

Prishtina mbetet me shpresë se klubi “kuqezi” do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi. 

Skuadra jonë pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht. 

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.