Policia civile parandalon një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në Prishtinë

Policia ka arritur të parandalojë sot një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në kryeqytet.

“Zyrtarët policorë të stacionit ‘Jugu’ në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30 kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.

Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i Policisë që ka mundësuar arrestimin e 11 personave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e Shtetit.

“Vlerësojmë lart kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thotë Policia. /Zëri