Abdixhiku sot pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që udhëhiqet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Washington delegacioni i LDK-së sot pritet të zhvillojë një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas LDK-së, takimi i parë zyrtar i kryetarit të LDK-së është me asistentzëvendëssekretarin, Gabriel Escobar.

Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /express