Kurti takohet me ministren gjermane të Ekonomisë, diskutojnë për përmirësim marrëdhëniesh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur vizitën zyrtare në Gjermani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Shtutgart.

Kurti ka njoftuar se është takuar me ministren e Ekonomisë, Nicole Hoffmeister-Kraut, me të cilën ka diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton Zeri.info.

“Sot në Shtutgart dhashë fjalimin në hapjen e ‘Osteuropaforum’, gjatë ekspozitës GlobalConnect. Më vonë, pata kënaqësinë të takoja ministren e Ekonomisë Nicole Hoffmeister-Kraut, me të cilën diskutova se si të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare”, njofton Kurti në Twitter. /Zëri