Dua Lipa tregon se për cilën skuadër do të bëjë tifo në Botëror

Dua Lipa ka mohuar lajmet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar të dielën.

Këngëtarja tha se do të presë me padurim të vizitojë Katarin kur vendi të ketë përmbushur të gjitha premtimet për zbatimin e të drejtave të njeriut.

Katari është kritikuar për qëndrimin ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin ndaj emigrantëve.

Lipa zbuloi gjithashtu përmes një postimi në Instagram se nga larg do të bëjë tifo për Anglinë. /euronews