Deputetja Balje e denoncon për ngacmim komandantin e Policisë në Graçanicë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e ka denoncuar sot komandantin e Stacionit Policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq.

Balje ka njoftuar se denoncimi ndaj Trajkoviqit është bërë për ngacmim psikologjik ndaj një pjesëtareje të Policisë nga komuniteti boshnjak, Milhata Qela, e cila është në presion tash e 19 vjet nga komandanti, transmeton Zeri.info.

“Te nderuar, ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i Stacionit Policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq”, njofton Balje.

Sipas saj, edhe pas raportimit në IPK, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Kërkoj nga institucionet kompetente, Policia dhe IPK-ja, si dhe Ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla”, shkroi Balje në rrjetet sociale. /Zëri