Lirohet për arsye shëndetësore Berat Lahu
Është liruar për arsye shëndetësore asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu.
Kjo u konfirmua nga avokati i tij, Valdrin Behrami.
“Po, është liruar për arsye shëndetësore. E kemi marrë vendimin dhe jemi duke shkuar ta marrim. Ai lirohet në orën 13:00. Atij, sikurse edhe bashkë të pandehurve të tjerë, i është caktuar masa e ndalimit”, tha Behrami.
“Provat mjekësore i ka dorëzuar edhe në Prokurori. I ka të vërtetuara nga mjekët jo vetëm në Kosovë, por edhe ndërkombëtarë. Ai duhet t’i nënshtrohet një trajtimi periodik”, theksoi ai për klankosova.tv
Lahu ishte arrestuar në aksionin “Brezovica” më 9 shtator.
Ai është asamblisti më i votuar në komunën e Prishtinës.