Ushtrim i FSK-së, në disa fshatra të Prishtinës do të dëgjohen të shtëna armësh

Banorët e disa fshatrave në komunën e Prishtinës do të dëgjojnë të shtëna armësh gjatë ditëve në vazhdim.

Komuna ka njoftuar se për shkak të ushtrimeve fushore të FSK-së do të ketë të shtëna armësh në fshatrat: Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq, transmeton Zeri.info.

“Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.Ju njoftojmë se më datat: 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU, do të realizojë dy ushtrime fushore. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në ushtrim fushor do të ketë të shtëna armësh me municion shkollor”, thuhet në njoftim. /Zëri