67-vjeçari vdes në një motel në Vushtrri

Një burrë dyshohet se ka vdekur të hënën në një motel në Vushtrri.

Mësohet se burri ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:39 në një motel në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ndërsa është 67 vjeç.

Për rastin Policia ka raportuar edhe në raportin 24-orësh, ndërsa e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri