Plagoset një kosovar në oborrin e një kazinoje në Bujanoc, nëntë të arrestuar nga PK-ja

Një person nga Kosova është plagosur në oborrin e një kazinoje në zonën e fshatit Breznicë të Bujanocit dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas rastit të raportuar kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore, ku kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas prokurorit të shtetit është cilësuar ‘Vrasje në tentativë”’, njofton Policia. /Zëri