Kapet me marihuanë një 18-vjeçar në Podujevë

Dje rreth orës 15:30, në zonën “Parku i Mançesterit” në Podujevë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Për këtë rast Policia ka njoftuar se ka arrestuar një 18-vjeçar, transmeton Zeri.info.

“Kësisoj, dje rreth orës 15:30, në zonën ‘Parku i Mançesterit’ në Podujevë, policia, duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. /Zëri