Hoti: Buxheti i vitit 2023 në shifra reale është 2.5 miliardë euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se për shkak të inflacionit buxheti i vitit 2023 në shifra reale është më i ulët.

Sipas Hotit, inflacioni këtë vit ka arritur në 20% për produktet e konsumit bazik dhe për këtë buxheti sipas tij në llogaritje me inflacionin nuk është më shumë se 2.5 miliardë euro, transmeton Zeri.info.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma realë. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma realë është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, shkroi Hoti. /Zëri