Djegia e katër veturave në Prishtinë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar për djegien e katër veturave në Prishtinë në shtator të këtij viti.

Policia ka njoftuar sot se katër personat e arrestuar dyshohen për veprën “Zjarrvënie”, e raportuar më datën 20.09.2022 , ku katër vetura ishin djegur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Personat e arrestuar: A. S., mashkull, 46 vjeç, S. I., mashkull, 16 vjeç, H. M., mashkull, 40 vjeç dhe L. L., mashkull, 24 vjeç, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thotë Policia. /Zëri