Kurti udhëton për në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, transmeton Zeri.info.

“Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje”, thuhet në njoftim. /Zëri