Një delegacion nga Kongresi i SHBA-së viziton Kosovën

Një delegacion nga Kongresi i SHBA-së viziton Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-së, raporton RTKlive.

Ndryshe, edhe në faqen e Partneritetin për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve kanë shkruar për vizitën në Kosovë.

“Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve po punon ngushtë këtë javë me parlamentin e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe arkivimin - elemente kritike për llogaridhënien dhe profesionalizmin e legjislaturës”, shkruan në Twitter.