Martohet Asli Enver, aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli”

Aktorja turke Asli Enver, e cila është e njohur për rolin e saj në serialin “Nusja nga Stambolli” (“Istanbullu Gelin”), është martuar me partnerin e saj Berkin Gokbudak.

Nusja bukuroshe ka ndarë edhe fotografitë e para pas shkëmbimit të betimeve.

Tashmë ajo e ka ndarë lajmin e gëzuar me ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se është martuar me biznesmenin Berkin Gokbudak, me të cilin ishte në një lidhje prej disa kohësh.

“Po”, ka shkruar Asli krahas një sërë fotografish të postuara nga dasma.

Nusja ka pozuar e përqafuar me bashkëshortin me një fustan të thjeshtë të bardhë me rripa, të cilin e ka kompletuar me një gjerdan të ngjitur në qafë. Ajo gërshetoi një kurorë lulesh në flokët e saj.

Sipas mediave turke, çifti e kanë festuar dashurinë e tyre me një ceremoni të ngushtë, ku kanë marrë pjesë miqtë më të afërt dhe familjarët e tyre.

Kjo është martesa e dytë për Asli, e cila ka lindur në Londër, por ka ardhur në Turqi si 12-vjeçare. Ajo u martua për herë të parë me aktorin Birkan Sokullu në vitin 2012, por u shkurorëzuan tre vjet më vonë.

“Nusja nga Stambolli” që bazohet në një ngjarje të vërtetë, tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve në Ballkan pak vite më parë dhe në qendër të të gjithëve ishte aktorja kryesore.

Në serial, aktorja mishëroi personazhin e Surejës (Sureyya Boran) – një gruaje moderne nga Stambolli, e cila përfundon në një familje tradicionale me vjehrrën dominuese në krye.

Shikuesit ndoqën sfidat, ulje-ngritjet e saj dhe ajo i fitoi me karakterin e fortë dhe emocionet që ua përcillte përmes ekranit të vogël.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Asli Enver (@aslienver)