Momenti kur Rron Gjinovci e Dibran Hoxha ia ndërprejnë ligjeratën Bujar Dugollit [Video]
Organizata “ORCA” ka publikuar videon e aksionit të sotëm, ku është ndërprerë për disa momente ligjërata e profesorit Bujar Dugolli.
Kjo pasi Dugolli me vendim nga Këshilli i Etikës, është vërtetuar se ka bërë plagjiaturë.
E për këtë, Rron Gjinovci e Dibran Hoxha sot zhvilluan një aksion me ‘filikaqa’ e zile duke ia pamundësuar mbajtjen e orës.
Ata u arrestuan dhe më pas u liruan nga Policia e Kosovës.
Është organizata “ORCA”, e cila e ka publikuar momentin kur është penguar Dugolli gjatë ligjëratës.