Tahiri: Gjendja në veri kritike, për Kurtin më e rëndësishme të jetë jashtë vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se gjendja në veri është kritike, prandaj edhe kanë thirrur interpelancë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se për kryeministrin është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit sesa të merret me interesat e qytetarëve.

Tahiri ka kërkuar edhe vëmendje për Ligjin për Buxhetit dhe atë për Pagat.

“Për Kosovën është moment kritik për gjendjen në veri. Ne kemi thirrur interpelancë, por agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit”.

“Mendojmë që tani duhet qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në vend. Është temë e rëndësishme edhe buxheti për vitin 2023 dhe shohim se është buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm. Ende nuk e ka sjellë Ligjin e pagave dhe koeficientin”, tha Tahiri. /EO