Lirohen pas intervistimit Gjinovci e Hoxha

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar, pas aksionit simbolik në Fakultetin Filozofik.

Policia ka konfirmuar se Gjinovci e Hoxha janë liruar pas intervistimit.

“Rreth orës 11:30, në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndryshe, ORCA më herët ka njoftuar për arrestimin e dy aktivistëve të saj.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës ndaj Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit po marrin kohë, siç ndodh rëndom në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë, duke ua pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”, thuhej në njoftimin e ORCA-s. /Zëri