Këtë javë Kuvendi mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca.

Pas mbledhjes, Kryesia ka vendosur që Kuvendi të mblidhet të enjten dhe të premten, transmeton Zeri.info.

Të enjten do të ketë seancë të re plenare dhe të premten vazhdim i seancave me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Të enjten do të jetë vetëm Projektligji për buxhetin e vitit 2023, ndërsa të premten diskutim për gjendjen në shëndetësi dhe votimi i disa projektligjeve. /Zëri