Arrestohen aktivistët Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Këtë e ka konfirmuar organizata ORCA përmes një komunikate, transmeton Zeri.info.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës ndaj Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit po marrin kohë, siç ndodh rëndom në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke ua pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”, thuhet në komunikatë.

Sipas ORCA-s, është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, “prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.

“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në komunikatë. /Zëri