Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se viktima të dhunës në familje kanë qenë pesë meshkuj dhe katër femra, transmeton Zeri.info.

Më poshtë gjeni raportet e plota të dhunës në familje:

Prishtinë, 13.11.2022, 10:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Hajvali, 13.11.2022, 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kërcënuar dhe ofenduar nga dy të dyshuarit, një femër dhe një mashkull, kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 13.11.2022 – 04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, femër kosovare. Si pasojë e rastit, viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 13.11.2022 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 13.11.2022, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj, 13.11.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimat, një femër dhe një mashkull, kosovarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lumë i Madh, Vushtrri, 12.11.2022 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një konflikti verbal i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër dhe një mashkull, kosovarë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.