Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu në këtë 24-orësh nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa është shëruar një pacient.

Aktualisht në Kosovë janë nëntë raste aktive me COVID-19. /Zëri