Kurti në Vjenë: Kosova me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Në kryeqendrën austriake ka filluar Forumi Ekonomik i 19 i Vjenës, në të cilën po marrin pjesë akterë politikë dhe ekonomik nga rajoni dhe BE-ja. Në këtë forum kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

“Rritja ekomomike e Kosovës është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejt, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Kemi ardhur më afër tek aspiratat tonë demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejt pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për arritjet e Kosovës, sa i përket rangimit në aspektin e drejtësisë, që sipas tij Kosova është ngritur 17 vende më lart.

Kurti ka folur edhe për përkrahjen e Qeverisë për qytetarët e Kosovës, përmes pakove ekonomike dhe të përballjes me inflacionin, duke përmendur përkrahjen që ka dhënë Qeveria ndaj pensionistëve, studentëve, bizneseve etj.

Ai ka potencuar edhe për largimin e influencës publike nga administrata në Kosovë, doganë, ATK, në transmetuesin publik e që është vlerësuar edhe në raportet ndërkombëtare. “Unë besoj se rritja ekonomike dhe prosperiteti në Evropën Juglindore mund të arrihet më së shumit me demokratizimin e qeverive dhe vlerave”, tha ai.

Kurti folur edhe për projektet e energjisë që parashihet në zhvillohen në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

“Sa i përket energjisë së ripërtëritshme, strategia jonë është që të vazhdojmë me dekarboniziminin dhe të rrisim efiçiencën dhe të mbrojmë konsumatorin, kemi një strategji shumë ambicioze dhe një agjendë që bazohet në Deklaratën e Sofjes. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavate energji nga era, që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”, tha ai.