Policia në Viti ndalon një kamionetë, brenda kishte një lopë pa dokumentacion

Të dielën në mëngjes Policia në Viti ka ndaluar një kamionetë, me të cilën ishte duke u transportuar një lopë.

Sipas Policisë, pronari i kamionetës nuk kishte dokumentacion përkatës për gjedhin, ku më pas janë njoftuar inspektorët e AUV-it, transmeton Zeri.info.

“Njësiti policor ka ndaluar kamionetën me targa vendore, të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke e transportuar një gjedh – lopë, për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it, të cilët janë marrë me rastin, po ashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të i dyshuari me kamionetë dhe gjedhe janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri