Shqipëri - Maqedoni e Veriut, nënshkruhet memorandum për kufijtë
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mblidhen nesër në Shkup, 5 vjet nga mbledhja e parë e tyre.
Në këtë mbledhje, A2 CNN mëson se do të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume.
Disa prej tyre janë këto:
1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë.
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë/Kjafasan.
3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
6. Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellë për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistikë.
7. Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimet tregtare.