Arrestohet një 21-vjeçar në Prishtinë, i konfiskohen një armë e një thikë

Një 21-vjeçar është arrestuar dje në Prishtinë.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata, ndërsa Policia ia ka konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.

“Dje nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, është arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Personit të dyshuar: H.V, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, hetuesit ia kanë sekuestruar: një pistoletë, një thikë, tre karikatorë, si dhe 24 fishekë”, ka njoftuar Policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe inicimit të rastit për armëmbajtje pa leje, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Zëri