Borrell: Kemi një propozim për situatën në veri

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë që BE-ja ka paraqitur një propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje nga kjo situatë.

“Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër dhe duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, i cili duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”, ka thënë Borrelli, përcjell Klankosova.tv.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, për të cilat kanë rënë dakord shumë vjet më parë dhe jemi duke kërkuar një zgjidhje”, tha ai.