Në këtë orë presidentja do të takohet me partitë politike për zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.

Nga Presidenca kanë konfirmuar se takimi mes Osmanit dhe partive politike do të mbahet në orën 14:00, transmeton Zeri.info.info

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në orën 14:00 në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka njoftuar Presidenca.

Kujtojmë se më 5 nëntor përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga Policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. /Zëri